Arifi "kërcënon" Bujanocin: "Popllava" do ta vërshoj edhe Shaip Kamberin
Kryetari i "Alternativës për Ndryshim", Shqiprim Arifi njëherit edhe kryetar i komunës së Preshevës ka sulmuar ashpër kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe në një farë mënyrë ka kërcënuar se "pollava" do të vërshojë edhe atë.Arifi gjatë një fjalimi të mbajtur para dhjetëra të ftuarve në iftar dhe simpatizuesëve të partisë së tij drejtoi akuza edhe ndaj Partisë për Veprim Demokratik, shkruan Titulli.com.
“Dua të ia rikujtoj Shaip Kamberit vetëm dy fjalë, ka thënë se APN është efekt i shkurtë nuk janë afatgjatë nuk janë sikur PVD parti 30 vjeçare, me një kryetarë qe 30 vite dhe e shtrirë në 3 komuna, me një deputet, ata janë sot dhe nesër nuk janë, kurse unë them Shaip Kamberit se popllavën e Bujanocit sot po e shohë e kjo popllavë do e vërshoj edhe Shaipin” u shpreh Shqiprim Arifi.
Ai tha se Kamberi ka dëshirë të merret vetëm me shkrime në rrjetet sociale dhe se një herë ka dashur në një mënyrë pak më “nonverbale të merret me APN.
“Shaip Kamberi ka thënë se Bujanoci në fakt ka dashur të thotë PVD pasi që ata mendojnë se komunat janë pronë e PVD-ës është arrë e fortë për ne si dhe se do i thyejmë dhëmbët në të por sa i përket dhëmbëve pyeteni Ragmi Mustafën se ku e ka nofullën “, shtoi Arifi.
Pas prishjes së koalicionit mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik në komunë të Preshevës janë ashpërsuar raportet mes këtyre dy subjekteve.
Vlen të theksohet se dega e APN-së në Bujanoc është formuar pjesërisht ndërsa akoma nuk ka treguar fuqinë e sajë të zgjedhjeve./Titulli.com/